Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja epiqendra

Një tërmet me magnitudë 2.9 ballë ka goditur orët e para të mëngjesit të sotëm, (25 gusht) Tiranën.

Epiqendra e tërmetit, sipas Rrjetit Kombëtar të Monitorimit Sizmik ka qenë në Baldushk, në një thellësi 32.1km.

Lëkundjet nuk janë ndjerë shumë dhe nuk kanë shkaktuar dëme.