Çmenduria te Liqeni, zbardhet dosja, Allushi: Emiljano Nina kur erdhi në shtëpi pas aksidentit fjeti gjumë, ja pse s’i tregova policisë

Është zbardhur dosja hetimore lidhur me aksidentin e ndodhur te diga e Liqenit Artificial në Tiranë.

Pronari i makinës, Eldi Allushi, i cili është arrestuar, nuk ndodhej në automjet në momentin e aksidentit.

“X6” drejtohej nga Emiliano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt dhe pasagjer ishte Jurgen Allushi, kushëriri i Eldi Allushit.

“Si tregova policisë se s’doja ti bëja keq Emilianos. Ai ma kërkoi makinën dy herë për të marre një shoqe dhe unë ja dhashë.Emiliano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë, mua s’më tregoi. Më mori në telefon një oficer policie dhe i thashë qe do paraqitem vetë në polici. Për 5 ore nuk u paraqita në polici pasi kisha frikë. Automjetin ma bëri dhuratë xhaxhai im disa kohë më pare”, ka deklaruar Eldi Allushi.

Lexo po ashtu
Ndërkohë, Jurgen Allushi ka deklaruar se nuk kishte konsumuar alkool, ndërsa Nina kishte pirë 3 birra.

“Unë kisha pire një bidon ujë dhe Emiljano 3 birra kur ndodhi aksidenti”, tha Jurgen Allushi.

Hetuesve në telefon Eldi Allushi u ka thënë se s’ka konsumuar alkool por një cigare hashash pasi ishte në shoqërinë e një femre. Ky deklarim ka rezultuar alibi për të fshehur te vërtetën e aksidentit.

Ditën e nesërme pritet të jepet masa në Gjykatë. Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Ndërkohë Emiljano Nina është shpallur në kërkim.