“T’i nxjerrin ujin e zi çdo rasti”- Pezullimi i fondeve të BE për bujqësinë? Rama: Nëse do ketë të dhëna që i takojnë drejtësisë atëherë…

Kryeministri Edi Rama u shpreh se “drejtësia duhet t’i nxjerrë ujin e zi të gjitha rasteve abuzive, ku ka të përfshirë edhe zyrtarë”.

Ai u shpreh se sistemi i drejtësisë ka nevojë për mbështetje dhe garantoi mbështetjen e plotë të qeverisë.

Ndërsa i pyetur nëse drejtësia duhet ti nxjerrë ujin e zi edhe sektorit të bujqësisë, për të cilën BE ka pezulluar fondet, Rama deklaroi se “nëse nga raporti del që ka cështje që i takon drejtësisë, patjetër që po”.

“Nëse në luftën për qëllimin e shpallur ka individë që shfrytëzojnë të qenit në frontin e kësaj luftë për përfitime të tyre dhe vetiake e të paligjshme këto i trajton drejtësia. Lufta ime për reformën në drejtësi nuk ka qenë për mullitë e erës. Kështu që detyra ime është kjo që bej. Këto që pyesni ju janë detyra e dikujt tjetër. Më pëlqen mua apo nuk me pëlqen mua kjo është diçka që e ndaj me veten time dhe jo me publikun. Sistemi i drejtësisë ka nevojë për mbështetje.

Puna jonë është e përcaktuar nga detyrat që ka pushteti ekzekutiv. Ne nuk kemi pushtet gjyqësor. Pjesë e punës tonë është që pushtetin gjyqësor ta bëjmë pushtet gjyqësor.

Unë inkurajoj që t’i nxjerrin ujin e zi çdo çështje, cdo rasti, cdo aktiviteti të kujdesoftë në rast se ka ujë të zi, t’ja nxjerrin komplet”, u shpreh kryeministri.

Pyetje: A duhet t’ja nxjerrë ujin e zi atij sektori që në korrik KE tha se do ti ndërpresë financimet, i referohem fondeve të ipardit?

Rama: Nëse raporti që nuk ka dalë akoma do ketë të dhëna që janë të dhëna që nuk i takojnë të tjerëve, por i takojnë organeve të drejtësisë, patjetër. Pse jo nuk diskutohet.