Shi, bubullima dhe rrufe/ Ja kur moti do bëjë kthesën e papritur!

Vapës duket se po i vjen fundi. Termometri do nisë të bjerë.

Temperaturat maksimale nuk do të kalojnë 34 gradë celsius dhe, duke nisur nga fillimi i javës që vjen, jo më shumë se 30 gradë celsius.

Madje, të hënën pasdite dhe të martën, vendi pritet të përballet me shira dhe rrufe, të cilat do të shtrihen kryesisht në Ultësirën Perëndimore, si edhe në zonat qendrore.

Shirat e dendur pritet të nisin gjatë orëve të mëngjesit të së martës dhe masat ajrore të lagështa do të lëvizin nga veri-perëndimi në drejtim të jug-lindjes në mënyrë graduale deri të martën pasdite, kur moti pritet të përmirësohet sërish.