Xhelozi, tradhti dhe drama, filmi i Borës dhe Donaldit zbulon çfarë ka ndodhur mes çiftit ndër vite

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë bërë publike detaje të reja nga filmi që çifti do të realizojë së bashku. Çifti ka punuar prej një viti për një projekt të ri dhe bëhet fjalë për një film.

Çifti ka prezantuar “5 herë jo”, përmes një videoje ku tregojnë detaje. Filmi është një komedi romantike që mesa duket flet për historinë e tyre të dashurisë. Nëpërmjet postimeve në “Instagram”, ata kanë folur për projektin e tyre të ri që do të titullohet “5 herë jo”, ku shprehen që do të ndajnë emocione.

“Ej, miq! Një ngjarje e bukur për ne nis tani. Një rrugëtim i ri, plot aventura, intriga dhe emocione të forta. Më në fund po ndajmë me ju projektin e ëndërruar për të cilin kemi punuar prej kohësh. Teksa jemi në pragun e ‘chak’-ut të filmit tonë të parë, një komedi romantike e titulluar ‘5 herë jo’, duam t’ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj ëndrre! Me miq gjërat e bukura bëhen realitet… le të ndajmë emocionet e të qeshim nga thellësia e shpirtit. Në këtë projekt tonin, jemi mirënjohës për skuadrën fantastike, mbështetëse dhe krijuese me të cilën po punojmë. Me një staf aktorësh nga më të dashurit për ju, që humorin e kanë në gen, do të sjellim një film-komedi me situata dhe të qeshura pafund. Ndiqni ‘@5herëjo’ për t’u bërë pjesë e kësaj ëndrre, e këtij rrugëtimi të bukur artistik! Ti dhe ju bëhemi Ne!”, kanë shkruar ata.

E në fakt, që pas ribashkimit të tyre, dyshja vendosi që këtë histori dashurie ta realizojë edhë në film, për ta prezantuar për herë të parë për publikun detajet e një prej marrëdhënieve më të ndjekura nga publiku. Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë, në këtë film do të ketë edhe histori tradhëtie. Të gjithë e kujtojmë atë çfarë ndodhi mes Donaldit dhe Beatrix në kohën që të dy ishin pjesë e “Big Brother”.

Ndonëse shkëmbeu një puthje me Borën, Donaldi nisi një raport me Beatrix, raport ky që u mbyll vetëm 24 orë, pasi mbaroi edhe spektakli. Megjithatë, kjo nuk do të jetë e vetmja pjesë dramatike që do të trajtohet në film.

Skenë të filmit do të ketë edhe të sherreve e ndarjeve që dyshja pati para se historia e tyre të mediatizohej. Histori xhelozie, akuzash apo edhe planet e prishura të dyshes, përpara se të niste Big Brother do të shpalosen në film, por natyrisht më të zbutura nga sa kanë ndodhur realisht. Vetë aktori i humorit ka folur për këtë ndarjen në kohën që ishte pjesë e Big Brother.

“I thosha mbaje një hudhër me vete, por nuk donte. Jo, nuk është faji im. ‘Ok’, edhe unë kam fajet e mia. Po jam xheloz për gjërat që dua. Ndoshta është faji se jam posesiv, ‘ok’. Por, nuk është faj të jem posesiv, nuk e di… Po ajo ça njeriu është? Po ik o shpirti, gjërat që ka bërë ajo, nuk i kam bërë unë. O shpirti ajo më ka marrë ‘Instagram’-in, tallesh ti. Nuk ka pasur besim. Ajo mori ‘Instagram’-in. Unë rri si qofte”, rrëfente Donaldi, duke zbuluar se xhelozia ka qenë shkaku i ndarjes së tyre, para se të niste aventurën në “Big Brother”.

Më tej, Donaldi rrëfeu se ndarjen e kishte për jetuar ai më keq se moderatorja, duke zbuluar se kishte duruar shumë në këtë marrëdhënie. Megjithatë, gjithçka u la pas verën e shkuar, kur me ndërmjetësimin e miqve dhe familjarëve, dyshja e gjeti gjuhën e ribashkimit.

Bora Zemani ishte e ftuar në “Më lër të flas” ku përveç karrierës, rrëfeu si asnjëherë më parë detaje nga jeta e saj personale, por edhe si janë raportet e saj tashmë me Donald Veshajn Duke iu rikthyer takimit të tyre brenda shtëpisë së Big Brother, Bora zbuloi se sot bënin një vit që ishin takuar dhe u shpreh se nuk donte të futej brenda, por ishte e detyruruar t’i dilte në krah Semit pasi aludohej se ajo ishte në lidhje me Donaldin.

“As nuk e mendoja që do futesha ndonjëherë në BBV. I kisha thënë semit mos më kërko se nuk ka shanse që të vi. Nuk më kërkoi ajo në fakt. Po ashtu erdhën situatat. Ishte situate që ishte krijuar, unë po komentohesha duke qenë se brenda ishte Semi dhe Donaldi. U aludua për një lidhje të mundshme mes tyre. Duke e pasur Semin shoqe të ngushtë, të gjithë po e shanin ndërkohë që nuk ishte e vërtetë asgjë nga ato që komentohej. Në ato kushte që ndodhej Semi doja ta ndihmoja, prandaj isha, pjesa tjetër pastaj ishte e paplanifikuar. E dija që mund të ngacmohesha për Donaldin, më parë iu thash që nuk doja ta takoja, ama nëse kërkon të më takojë, patjetër mbështetjen do ia jepja. Atmosfera ishte e bukur se dhe Donaldi e kishte treguar historinë tonë aty brenda”, tregoi moderatorja.

Por, si ndodhi ribashkimi i tyre? Sigurisht një rol ka pasur Semi Jaupaj. Këtë na e tregoi Donaldi gjatë “Më lër të flas” ku zbuloi se i ka shkruar Semit dhe e ka takuar disa herë. Më pas, ai i kishte shkruar Borës, së cilës mes të tjerash i kishte thënë “ta helmonte” nëse donte, por duhet t’i jepte mundësinë të flisnin.

“Nisi me shumë telefonata ndaj Semit, se më vinte zor t’i shkruaja, nuk dija çfarë t’i shkruaja. Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o zot i madh sa më ka lodhur. Shumë punë, derisa thotë shkruaji vet se më plase, mesazhi i parë. ‘Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them’, i thash. Kërkova për të takuar, Bora nuk donte. I thoja ‘Më tako të më dëgjosh, pastaj më helmo’. Para disa ditësh, po shihnim këto bisedat, kur kam parë që i kam thënë më helmo, skandaloze (qesh). Kjo ka qenë domethënë”, tregoi Donaldi.

Filmi pritet që të shfaqet në kinema në trajtën e një komedie romantike, ku dy protagonistët do të zbulojnë sesi kanë shkuar tek ndarja dhe ribashkimi në disa raste. Natyrisht që pjesë e filmit do të jetë edhe Semi Jaupaj, si një ndër personat më të afërt të çiftit, që shpesh herë ka bërë edhe bashkuesen e tyre. Xhirimet e “5 herë jo” kanë shtyrë edhe planet e tyre për dasmën, duke iu përkushtuar totalisht këtij filmi. Megjithatë, jemi të sigurt që në nisje të vitit të ardhshëm, pas filmit do të kemi të reja edhe nga dasma e shumëpritur e tyre.