Mbytet anija me emigrantë, raportohet për viktima

Mëngjesin e kësaj të hëne në verilindje të Lesvos është mbytur një anije në ujërat territorial turke.

Mbytja e anijes, sipas ERT, ndodhi brenda zonës së Turqisë.

Ndonëse autoritetet turke u thirrën për shpëtim, por nuk u përgjigjën.

Rojet bregdetare u mobilizuan për mbytjen e anijes, e cila shpëtoi 23 persona.

Katër emigrant fatkeqësisht humbën jetën.

Të gjithë të shpëtuarit janë transferuar në Mytilin.