Aksident në vend, plagosen rëndë dy shtetas italianë

Një aksident është raportuar në aksin Sarandë-Gjirokastër. Mësohet se një automjet është përplasur me një motor dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy turistë italianë.

Raportohet se automjeti tip “Wolksvagen” me drejtues Orest Zhgabi 19-vjeç është përplasur me motorin tip “Dayang” me drejtues shtetasin italian Giorgo Vania, 24 vjec.

Si pasojë është plagosur 24-vjeçari dhe pasagjerja Maria Pedroni 25-vjeç.