Nuk ka qetësi për Turqinë, ‘zgjohet’ nga tërmeti i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.8 ballë ka goditur mëngjesin e së martës Turqinë.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 16 kilometra në jug të rrethit Kulu të Konya-s, raportojnë mediat vendase.

Thellësia e tërmetit që ka ndodhur në orën 07:58 ka qenë 13 kilometra.

Sipas përcaktimeve të para, nuk janë shkaktuar dëme.

Tërmeti është ndjerë në provincat përreth, veçanërisht në Ankara.