Skandali me vjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS/ Eksperti Karamuço plas deklaratën ‘bombë’: Një drejtues i Policisë…

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ndërsa ishte i ftuar ditën e djeshme në “Zona Zero”, foli në lidhje me skandalin e vjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS.

Karamuço e përcaktoi si një ndër shkeljet më të rënda në radhët e Policisë, dhe se duhen hetuar të gjithë personat që morën pjesë në rrjedhjen e informacionit.

“Siç thanë edhe ndërkombëtarët “Kush e ka derën hapur?”. Se ata që hynë e panë që ishte një derë e hapur, ndryshe nuk do të hynin kaq thjeshtë. Duhet hetuar se si ndodhi, sepse nuk mund të lihet hapur në një mënyrë kaq të papërgjegjshme. Edhe më qëllim, edhe pa qëllim, disa prej këtyre njerëve duhet të shkojnë në burg.

Kjo gjë u soll në vëmendje përmes një imail-i të ardhur nga oficerë të lartë të Policisë së Shtetit, ku aludohej se një drejtues i tyre kishte marrë të dhëna nga sistemi TIMS me USB, me disk, etj”, tha eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço.