Ngacmoi seksualisht një të mitur në Sarandë, arrestohet 67 vjeçari (EMRI)

Policia e Sarandës ka arritur të vërë në pranga shtetasin Jorgo Shemsho, 67 vjeç.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi po ngacmonte seksualisht një 15 vjeçare në banesën e saj.

Menjëherë pas njoftimit, Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Sarandës u vunë në veprim duke e kapur në flagrancë shtetasin.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin J. Sh., 67 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi ka njoftuar një 15-vjeçare, se në banesën e saj, ky shtetas po e ngacmonte seksualisht.