Automjetet përplasen ‘kokë më kokë’, zbardhen detajet e para

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e mbrëmjes së djeshme në Pogradec ku janë përplasur dy automjete.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:05 në aksin rrugor ‘Pogradec-Tushemisht’. Për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja e automjetit tip “Benz”, të cilët u transportuan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.