“I forti” në Tiranë s’pyet për ligj, 37-vjeçari thyen arrestin e shtëpisë, i gjendet kokainë dhe pistoletë

Marlen Gutici, 37-vjeç, edhe pse në “arrest shtëpie”, është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme në rrugën “Foto Xhavella”.

Policia njofton se Gutici është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Foto Xhavella”, dhe gjatë kontrollit fizik, i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Albeu.com

Story ItemPranga të riut shqiptar në Greqi, tentoi të grabiste egjiptianin dhe e qëlloi në kokë
Story ItemMali i Zi në darën e një kredie kineze
Story Item“I forti” në Tiranë s’pyet për ligj, 37-vjeçari thyen arrestin e shtëpisë, i gjendet kokainë dhe pistoletë (VIDEO)
Story ItemShoferi i linjës Kamzë-Bërxullë rrezikoi jetën e qytetarëve duke drejtuar autobusin me bërryla, policia e gjobit vetëm me 150 mijë lekë (VIDEO)
Story ItemTruku i madh, si arriti i dënuari të grabiste miliarderët nga burgu
Story ItemZi në familjen e Arta Dades, politikania socialiste humb nënën
Story ItemVIDEO/ Fansat janë të bindur se Kiara Tito është shtatzënë
Story ItemMos harroni! Sot sytë nga qielli, kur do të jetë e dukshme “Superhëna blu”
Story ItemNatë e tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë, sulme me dron në Kiev e Odesa, mbyllen 3 aeroporte në Moskë
Story ItemTragjedi në Greqi, 3-vjeçari humb jetën pasi u mbyt me rrush
Story ItemSkena horrori për të moshuarën në Greqi, grabitësit e rrahin dhe tentojnë ta mbysin, 83-vjeçarja i kafshon
Story ItemSHBA: Kemi shkatërruar rrjetin famëkeq të hakerëve “Qakbot”
“I forti” në Tiranë s’pyet për ligj, 37-vjeçari thyen arrestin e shtëpisë, i gjendet kokainë dhe pistoletë (VIDEO)

Marlen Gutici, 37-vjeç, edhe pse në “arrest shtëpie”, është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme në rrugën “Foto Xhavella”.

Policia njofton se Gutici është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Foto Xhavella”, dhe gjatë kontrollit fizik, i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Pas verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.