Sulmohet prifti “antimafia” në Itali, agresori tentoi ta përplaste me motor

Në Romë, prifti Don Antonio Coluccia i njohur për qëndrimet e forta kundër mafias u bë pre e një sulmi për ta vrarë. Mediat e përtej adriatikut bëjnë në ditur se ngjarja ndodhi në një aktivitet në rrugën arkeologjia një nga sheshet të konsideruara më të mëdhatë në shitjen e drogës.

Agresori tentoi ta përplaste me një motor skuter, por ndaj tij reagoi një officer që shoqëronte klerikun, duke e plagosur edhe në krahë. Gjithashhtu një tjetër efektiv tentoi të bllokonte personin që sulmoi duke mbetur i dëmtuar por pas mjekimit në spital është jashtë rrezikut për jetën. Bëhet e ditur se autori është Simone DP, një person me precedent penal dhe i gjykuar edhe në vitin 1995.

Pas ngjarjes kleriku ka theksuar se do të vazhdojë lufttën ndaj krimit që kontrollon sheshet duke trafikuar drogë. Don Antonio Coluccia këtë qëndrim ia ka bërë të ditur përmes një komunikimi me telefon me ministrin e brendshëm Matteo Piantedosi dhe shefit të policisë Vittorio Pisani.

Për ngjarjen ka reaguar dhe drejtuasja e komisionit antimafia deputetja Colosimo e cila shton se ndalimi i tregëtisë së drogës do të sjellë dhe mbylljen e bankomatit për paratë që sigurojnë grupet kriminale. Duke falenderuar klerikun ajo shton dhe urimin për një shërim të shpejtë të oficerit të policisë së plagosur.