Dyshohet se ngacmoi 21-vjeçaren, e reja goditi me thikë 68-vjeçarin/ Detaje nga plagosja në Vaun e Dejës

Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja në Vaun e Dejës mbrëmjen e sotme, ku një 68-vjeçar mbeti i plagosur me thikë.

Burime nga grupi hetimor i Shkodrës bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale.

Dyshohet se 68-vjeçari ka ngacmuar 21-vjeçaren, ndërsa kjo e fundit e ka goditur me thikë.

E reja është shoqëruar në komisariat dhe po pyetet në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Ndërsa 68-vjeçari ndodhet në spital ku po merr mjekim.

21-vjeçarja plagos me thikë 68-vjeçarin në Vaun e Dejës
/tvklan.al