Aferë s*ksuale për tenderin e qenve në Kukës me Safet Gjicin, GJKKO shtyn për në 12 shtator vendimin për masën e sigurisë së Alma Kaçit, ja ç’tha avokatja e saj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të shtyjë për në 12 shtator vendimin për ndryshimin ose jo të masës së sigurisë së Alma Kaçit, e arrestuar me Safet Gjicin për një aferë seksuale në këmbim të një tenderi. Avokatja e saj deklaroi se në të ardhmen mund të ketë ndryshim qëndrimi nga GJKKO, pasi premtoi sjellje të provave të reja. “Prokuroria do depozitojë të gjitha hetimet që janë bërë deri tani.

Dhe duke parë provat do vendosë nëse do lerë ‘arrestin në shtëpi ‘ose do ndryshojë masë. Deri më tani janë të njëjtat të dhëna që janë paraqitur në organin e akuzës. Mund që në të ardhmen të kemi qëndrim ndryshe. Mund të dalin të dhëna të reja që janë nën efekt të hetimit.

Korrupsioni aktiv nuk kemi, nuk ekzistojnë. S’kemi bërë asnjë ndryshim deri tani”, deklaroi për mediat avokatja e Alma Kaçit. Kjo u arrestua së bashku me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicit, teksa në media doli një video erotike ku të dy kryenin marrëdhënie seksuale në zyrën e Gjicit. Ky i fundit i ofroi një tender për përkujdesjen e qenve të rrugës në këmbim të favorit seksual. – 4100 bimë marijuane me vlerë 2 mln euro, pranga 2 shqiptarëve në Spanjë –

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një plantacion marijuane në Moss d’Esquadra me 4100 bimë. Për pasojë janë arrestuar dy shqiptarë, të moshave 29 dhe 31 vjeç. Mediat spanjolle shkruajë se dy shqiptarët kishin ngritur një kamp me tenda për të monitoruar zonën 24 orë në ditë, ndërsa dyshohet se janë autorë të trafikut të lëndëve narkotike. Vlera e bimëve të marijuanës shkon deri në 2 milionë euro. Infrastruktura e plantacionit kishte katër tarraca, dy pellgje për grumbullimin e ujit për të ujitur bimët dhe një zonë për tharjen e sythave, përveç një hapësire të mundësuar nga çadrat ku flinin të arrestuarit. Të arrestuarit ndodhen në paraburgim, teksa pritet që të martën e javës që vjen të dalin para gjykatës ne Reus.