Bombola e gazit i shpërtheu në shtëpi, humb jetën 50-vjeçari në Selenicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Selenicë, Vlorë.

Një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plasjes së një bombole gazi në shtëpi. Ka qenë shtetasi me iniciale D.G, komshiu i 50-vjeçarit ai që ka njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë.

Por 50-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë:

Selenicë,Vlorë/Informacion paraprak. Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombul gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim do ketë një informacion të plotë për rastin.