Qëlloi me thikë disa herë të moshuarin në Vaun e Dejës, dëshmia e 21-vjeçares: Tentoi të më përdh*nojë, isha vetëm…(Detaje)

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës ku një 21-vjeçare plagosi me thikë një të moshuar, pasi ky i fundit sipas vajzës ka tentuar që ta përdhunojë.

Në dëshminë e dhënë në polici vajza ka rrëfyer se 68-vjeçari ka shkuar në banesën e saj, e cila ishte vetëm në shtëpi. Ai tentoi që të kryejë marrëdhënie me dhunë ndaj saj dhe kjo e fundit në kushtet e vetëmbrojtjes tregon se e qëlloi me thikë të moshuarin disa herë.

Burime për mediat bëjnë me dije se i moshuari ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 21-vjeçarja është arrestuar nga Policia.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes. Rreth orës 21:20 në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës mbërriti për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, i cili ishte plagosur me thikë nga 21 vjeçarja.

Njoftimi nga policia:

Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i plagosur me mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.