Media në zi! Ndahet nga jeta prezantuesja e dashur për publikun

Modelja, aktorja dhe prezantuesja televizive argjentinase, Silvina Luna, ka ndërruar jetë këtë të enjte në moshën 43-vjeçare. Mediat e huaja shkruajnë se ajo po luftonte me dështimin akut të veshkave, të shkaktuar nga keqpërdorimi në një operacion estetik, që iu nënshtrua në vitin 2011.

Ndërkohë lajmin e trishtë e ka konfirmur avokati i artistes, Fernando Burlando. Ky i fundit ka thënë për shtypin vendas që Luna vdiq në spitalin italian të Buenos Aires, ku prej dy muajsh e gjysmë priste transplantin e veshkës.

“Me pikëllim të thellë i themi lamtumirë bashkëpunëtores sonë Silvina Luna. Për 25 vite ajo ka kryer një punë aktive si aktore, modele dhe mikpritëse emisionesh televizive. Ne përqafojmë familjen dhe të dashurit e saj në këtë kohë të dhimbjes së madhe”, – shkruan Shoqata e Aktorëve Argjentinas në rrjetet sociale.

E lindur në qytetin Santa Fe të Rosarios, ajo filloi karrierën në biznesin e show-t si modele reklamash, ndonëse u bë e famshme në shtetin e Amerikës së Jugut për pjesëmarrjen në edicionin e dytë të reality show-t “Big Brother”.