Përfshihet nga zjarri banesa në katin e 3 të një pallati në Fier

Një banesë në Fier është përfshirë nga zjarri në katin e tretë të një pallati 5-katësh. Ngjarja ndodhi në lagjen “15 Tetori”.

Zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës ku fillimisht kanë marrë flakë aspiratori dhe soba, duke alarmuar jo vetëm familjarët, por edhe fqinjët.

Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale.