U përplas nga makina! Humb jetën 6-vjeçari, arrestohet shoferi në Kavajë

Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kavajë. Mbrëmjen e djeshme 25-vjeçari Klajdi Spanjolli përplasi një këmbësor 6 vjeç në qytetin e Kavajës.

Spanjolli po drejtonte mjetin e tij tip “Volkswagen” kur përplasi të miturin, i cili për shkak të dëmtimeve të marra ndërroi jetën në spital.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 25 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 25-vjeçari, ka përplasur një shtetas 6 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.