Aksident i RËNDË në aksin rrugor Korçë-Pogradec/ “Benzi” del nga rruga dhe përmbyset, shoferi dhe pasagjerja…

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku një makinë ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Veliternë në Maliq, ku si pasojë e përmbysjes së mjeti tip “Benz” të lënduar kanë mbetur shoferi 34-vjeçar me iniciale R. H. dhe dy pasagjerët me iniciale M. B. dhe B. B. Ata ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, pas marjes së njoftimit rreth orës 15:10 të kësaj të sthunë, ku më pas kanë ndërhyrë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.