Kush ikën dhe kush qëndron në qeveri? Rama mbledh nesër Asamblenë Kombëtare, çfarë pritet

Partia Socialiste do të mbledhë anëtarët e Asamblesë Kombëtare për një mbledhje paralajmëruar disa ditë më parë nga kryesocialisti Edi Rama. Mësohet se ora 16:30 e të Hënës 4 Shtator, do ta gjejë të mbledhur këtë asamble në Tiranë.

Siç edhe kryeministri Rama paralajmëroi shumë ditë më parë, nga kjo Asamble pritet të bëjë publike ndryshimet e mundshme në qeveri.

Kjo do të thotë se ethet e ndryshimeve kanë nisur në Këshillin e Ministrave.

Data 4 shtator do të jetë një ditë vendimtare se kush nga ministrat e kabinetit Rama 3 do të qëndrojnë e kush ikën. Ajo që nuk dihet lidhet me faktin sa do të jetë numri ministrave që lëvizin gjë e cila është një çështje ekskluzive e kryeministrit i cili besohet se edhe me këto ndryshime do të surprizojë.

Në Dhjetor 2018 nga Asambleja socialiste, Edi Rama ndryshoi gati gjysmën e ministrave, me qëllimin siç u deklarua ai të kohë “për dhënien e impulseve të reja qeverisjes”.