18-vjeçarja italiane denoncon shqiptarin: Më ngacmoi….

ROMA - FURTI PRESSO NOTE GIOIELLERIE DEL CENTRO STORICO. A SEGUITO DI DECRETO DI FERMO DISPOSTO DALLA PROCURA DELLA REPUBBLICA DI ROMA, I CARABINIERI ARRESTANO UNA COPPIA

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane pas denoncimit të bërë nga një adoleshente e cila tha se i riu shqiptar ka pasur qëllim ta ngacmojë seksualisht.

Sipas mediave italiane mësohet se sipas dëshmisë së bërë nga 18-vjeçarja italiane shqiptari iu afrua në një klub nate në Imperia, duke e bindur që të hipte në makinë me të, ku sipas saj do të kishte ndodhur abuzim seksual.

Menjhëherë karabinierët bënë të mundur ndalimin e shqiptarit i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.

Prokurori, kishte kërkuar burg pasi gjatë hetimeve kishte konstatuar vërtetësinë e historisë së vajzës dhe për rrjedhojë të ngacmimit seksual. Ndërkohë, pritet që në seancën e radhës shqiptarit t’i caktohet një masë më e butë sigurie.