Aksident i rëndë në Sarandë, del nga rruga automjeti me dasmorë, 1 i vdekur dhe dy të plagosur

Aksident ne aksin Sarande – Qafe Bote ne afërsi te Konispolit. Mësohet se 1 persona ka vdekur dhe 2 janë plagosur.

Sipas burimeve paraprake mjeti ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë ka nderruar jete Adriana Prendi 35 vjec, dy te plagosur ne spital, njeri prej tyre, Gëzim Prendi, bashkëshorti i viktimës, njëherësh edhe drejtuesi i mjetit, banorë të fshatit Shëndëlli por që punonin në Greqi.

Mesohet se te aksidentuarit mbreme kanë qenë ne nje dasem se viktima martonte vëllanë dhe sot e do te largoheshin per Greqi.

Nuk ka ende detaje te tjera per ngjarjen.