Vrasja e Amandës nga e motra në Tiranë, çfarë deklaroi nëna e tyre në polici?

Një ngjarje e rëndë tronditit Tiranën ditën e djeshme, teksa Marsela Pushani i ka marrë jetën motrës së saj, Amanda.

Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale, por më pas u zbulua se 37-vjeçarja kishte plagë të shkaktuara me thikë në bark.

Pas Amandës, policia ka marrë në pyetje edhe nënën e vajzave, e cila ka deklaruar po ashtu se e bija ishte e alkolizuar. Sipas saj, viktima, Amanda Pushani prej vitesh ishte e alkoolizuar dhe shpesh herë ushtronte dhunë ndaj nënës dhe motrës se saj për t’i marrë para për alkool.

Ditën e ngjarjes, e ëma ka thënë se 37-vjeçarja ka ardhur e dehur në banese dhe i ka kërcënuar me thikë. Ne momentin e përleshjes Marsela i ka marrë thikën dhe e ka goditur në kushtet e vetëmbrojtes.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Britani, ku dy fëmijë të mitur dhe një 30-vjeçare kanë ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në autorstradën që lidh South Stainley dhe Ripley në North Yorkshire, ku dy automjete u përplasën me një autobus dy-katësh. Viktimat janë një 6-vjeçar, një adoleshente dhe gruaj 30-vjeçare.

Një djalë gjashtë vjeçar, një vajzë adoleshente dhe një grua rreth të 30-tave kanë humbur jetën në një aksident të tmerrshëm pasi dy makina u përplasën me një autobus dykatësh. Shkak për aksidentin është bërë fakti që autobusi po lëvizte në korsinë e gabuar duke u gjendur përballë dy automjeteve.

Ndërkohë shoferi i autobusit është dërguar në spital pasi ka marrë dëmtime në këmbë, teksa edhe hsumë pasagjerë të autobusit janë plagosur lehtë.