I FUNDIT! I vihet lëndë plasëse banesës në Krujë

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një banesë në Krujë.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 02:05 të mëngjesit në lagjen nr. 1, në Krujë.

Në çatinë e banesës së shtetasit B. K., dyshohet se është hedhur dhe ka plasur një kapsollë detonatore, dhe si pasojë janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.