Merret peng 16-vjeçari shqiptar në qendër të Brukselit!

Bruksel- Një 16-vjeçar shqiptar ka përjetuar tmerr në Bruksel, teksa është marrë peng për disa orë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur të enjten e javës që kaloi, në qendër në kryeqytetit belg, ku 4 persona e tërhoqën zvarrë dhe e futën me forcë në makinë.

Dy orë më vonë, shumë pas orës 4 të mëngjesit, adoleshenti u gjet pranë qendrës tregtare Ëestland në Unazën e Brukselit. Ai ishte i zhveshur dhe kishte djegie. Autorët i kishin shtypur disa bishta cigaresh në trupin e tij. Përveç këtyre dëmtimeve, të miturit rrëmbyesit i kanë thyer dhe hundën dhe e kanë goditur me grushte në fytyrë, ndërkohë që ai përfundoi në spital.

Po ashtu mediat vendase raportojnë se autorët, dyshohet të jenë pjesë e një rrjeti shqiptar, ndërkohë që i mituri mendohet se ka sulmuar një prostitutë. Policia është vënë në kërkim të autorëve të sulmit.