Përfshihet nga flakët kisha e Shën Marenës, pëson djegie në fytyrë roja i objektit

Kisha e Shën Marenës, një monument kulture i kategorisë së parë në Mokrën e Sipërme, është përfshirë nga flakët pasditen e së martës.

Burime bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë rezidencën e klerikut si dhe pjesën më të madhe të konakut të kishës.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shkak për rënien e zjarrit është bërë rrjedha e gazit nga një bombël e vogël gazi që ndodhej në kishë.

Si pasojë e flakëve ka pasur djegie në fytyrë një prej rojeve si dhe janë shënuar dëme të shumta materiale.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngajrje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të përfshirjes së kishës nga flakët.

Kisha e Shën Marenës i përket fundit të shekullit të 17 dhe fillimi të shekullit të 18. Ajo është shëndërruar në një objekt kulti tepër të vizituar nga turistët kohët e fundit.