Vdekje tragjike në Greqi, ekuipazhi i anijes e shtyn pasagjerin nga ura në det

Kapiteni, oficeri i kuvertës dhe dy anëtarët e ekuipazhit të anijes Blue Horizon u arrestuan me urdhër të prokurorisë publike të Pireut për tragjedinë në portin e Pireut, ku një 36-vjeçar humbi jetën tragjikisht teksa tentoi të hipte në anijem që po dilte nga Pireu për në Heraklion, Kretë.

Përmbysja e plotë e rastit ndodhi pas publikimit të një videoje ku shihen anëtarët e ekuipazhit të anijes duke debatuar dhe më pas duke shtyrë dhe në të vërtetë dy herë 36-vjeçarin që po përpiqej të hipte në anije. Për pasojë, burri ra në det prej nga u nxorr pas pak i vdekur.

Në video sqarohet edhe informacioni që u transmetua që në momentin e parë se anija po kthehej në Pire me urdhër të prokurorit.

Në fakt, pasi burri në video ka rënë në ujë, duket se motorët po punojnë me shpejtësi në mënyrë që anija të niset, duke shkaktuar një dallgë të tmerrshme e cila në një moment e mbulon 36-vjeçarin.

Dëshmitë që ekzistojnë deri më tani për këtë incident të veçantë tragjik ngrenë pikëpyetje shumë serioze.

E para është nëse në ndonjë mënyrë anëtarët e ekuipazhit e kanë shtyrë në det 36-vjeçarin fatkeq. Kjo është e paimagjinueshme, sepse të gjithë marinarët e dinë shumë mirë se sa herë që një njeri bie në det rrezikon të mbytet.

Pyetja e dytë është pse u nis anija. Vihet re se ura ka vazhdimisht një imazh të asaj që ndodh në nisje gjatë manovrave në port. Ky fakt ngre pyetjen e arsyeshme nëse është dhënë komanda e “mbaje” të motorit duke qenë se në det ishte një njeri. Nëse vërtet nuk është dhënë një urdhër i tillë, atëherë bëhet fjalë për një “krim të dyfishtë”, thonë marinarët që kanë njohuri për procedurën e ndjekur gjatë nisjes së anijes. Dhe kjo për shkak se gjithmonë në det, thirrja “njeri në det” aktivizon automatikisht procesin e shpëtimit, gjë që në këtë rast do të thoshte që helika e anijes nuk duhet të trondiste ujërat e sidomos jo fort.

Pasagjerët, të cilët me sa duket i bënë publike videot rrëqethëse, mund të dëgjohen duke bërtitur në përgjigje, ‘çfarë po bën? Ai do të mbytet”.