Berisha: Shqipëria noton mbi krimin, siguria e qytetarëve kontrollohet nga krimi!

Partia Demokratike e grupimit të Rithemelimit që ishte pjesë e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore të 14 majit, nën kujdesin e ish-kryeministrit Sali Berisha ka publikuar sot librin e titulluar “Farsa zgjedhore e 14 majit në Shqipëri”. Në fjalën e tij, ish kryeministri Sali Berisha e quajti këtë libër si “libër të zi”.

Berisha akuzoi se Bajrit, Pllumb Gjoka dhe bandat e Elbasanit kanë siguruar vota për PS.

I nderuar z. Meta, të nderuar z. Bylykbashi, Noka, Boçi, zonja Albana Vokshi, të nderuar të pranishëm, zonja e zotërinj.

Sot ne jemi këtu në një akt të veçantë në 32 vite. Paraqesim para publikut shqiptar dhe atij ndërkombëtar, librin e zi, kushtuar farsës elektorale të 14 maji 2023.

Pse libër i zi? Shqipëria sot karakterizohet nga fenomene, dukuri nga më të zezat në historinë e saj. E para dhe më e zeza është braktisja masive e këtij vendi. Mjafton të kujtojmë këtu se këtë verë vendi pati dyndjen, ndofta më të madhe turistike nga jashtë, por 60% e shqiptarëve, sipas statistikave më të besueshme nuk ishin në gjendje të pushonin 7 ditë gjatë kësaj vere.

E lidh këtë sepse një e zezë tjetër e madhe që i detyron shqiptarët të largohen është skamja, varfëria e frikshme. Shqipëria një vend në të cilin polarizimi rritet me shpejtësinë më të madhe se kudo dhe dy herë më të madhe se kudo.

Shqipëria të themi të vërtetën, nëse lexon arkivën e krimit të këtij vendi, për tragjedinë më të madhe, noton mbi krimin. Siguria e qytetarëve shqiptarë, e pronave, e veprimtarisë, jetës së tyre dhe fëmijëve të tyre, sot më shumë se kurrë varet dhe kontrollohet nga krimi.

“Sot jemi në një akt të veçantë, “libri i zi”. Libër me farsën elektorate të zgjedhjeve vendore. Braktisja masive e këtij vendi është për shkak të Edi Ramës. Skamja dhe varfëria e kanë çuar vendin në këtë gjendje. Skamja po i detyron shqiptarët të largohen. Strategjia e Ramës është “hëngshin kokat e njëtri tjetrit”. Shumica e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime.

Edi Rama krijon mundësi që njerëait të vrasin njëri tjetrin. Krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim. Bajrit, Plummb Gjoka dhe bandat e Elbasanit u bashkuan për të marrë vota. “Libri i zi” tregon qartë masakrën e zgjedhjeve të 14 majit”, tha ndër të tjera Berisha.