Tërmet në tregun valutor/ Euro bie sërish, me sa këmbehet monedha evropiane

Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, Euro këmbetet sot me 107.9 lekë. Megjithëse shënoi rritje javën e kaluar, tashmë valuta e huaj ka humbur 0.9 pikë në kursin e këmbimit me lekun.

Më 25 gusht, monedha europiane arriti në 110.58 Lekë, niveli më i lartë që nga fillimi i rrëzimit drastik në fund të muajt maj të këtij viti ku një euro këmbehej me 105 lekë.

Megjithatë, gjatë kësaj jave këmbimi me lekun ka pësuar një renie të lehtë të monedhës, dhe aktualisht këmbehet me të njëjtat nivele të muajt qershor.

Këto lëvizje të kursit reflektojnë pjesërisht zbehjen e efektit sezonal, ku sipas statistikave, tregu shqiptar valutor u përball me flukse hyrëse të monedhës europiane për shkak të turizmit të shtuar, ku përballë lekut humbi vlerë.

Oferta e lartë e valutës, bashkarisht me shtrengimin e lekut në saj të politikave monetare nga Banka Qendrore, bënë që këtë vit euro të binte në nivelet më të ulëta historike.

Kujtojmë se monedha kapi rekordin më të ulët të këmbimit me lekun në mujan korrik ku zbriti në kufijt e 100 lekëve.