Aksident në aksin Kardhiq-Sarandë, mjetet përfundojnë në kanal, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në rrugën Kardhiq – Sarandë, pranë Shijanit mëngjesin e sotëm.

Në vendngjarje janë ambulanca dhe Policia.

2 automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal pranë njëra tjetrës, duke lënë 1 të plagosur,

i cili po transportohet drejt spitalit në Sarandë.

Ende janë të paqarta shkaqet dhe dinamika e aksidentit.