Rekord aplikimesh për azil të shqiptarëve në Evropë, Vasili: Në 6 muaj “zhduket” një Bashki!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të shifrave nga VOA, ku rezulton se 16.500 shqiptarë vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 kanë kërkuar azil në Angli dhe BE.

Reagimi i plotë:

Ne gjashte muaj zhduket nje Bashki, ndersa

“suksesi” i vetem Rames eshte krijimi i hajduteve si “pune” per SPAK-un!

16.500 shqiptare vetem ne gjashte muajt e pare te vitit 2023 kane kerkuar azil ne Angli dhe BE.

Ka mjaft bashki ne Shqiperi, qe kane popullsi te njejte ose me vogel se kaq.

Pra vetem ne gjashte muaj jane larguar qytetare sa nje Bashki.

Eshte zhdukur vetem per gjashte muaj realisht nje Bashki dhe Rama vazhdon e flet gomarlleqe te çdo lloji, ndersa ramucët e tij ne parlament qe bejne megafonin nuk guxojne as te hapin gojen.

Edi Rama nuk ka më as cfare te genjeje sepse ne jeten e shqiptareve gjerat shkojne keq e me keq.

Ndaj e vetmja krenari e Rames ka mbetur prodhimi masiv i hajduteve te shumellojshem dhe te çdo niveli.

Rama thote se ka hajdute qe hane kumbulla, pjeshke, shalqi pas kurrizit te Rames, kur detyra eshte qe ti hane bashke me Ramen dhe aq pjese sa do tju lërë ai.

Rama krenohet se SPAK-ut po i prodhon lëndë te pare hajdutesh kumbullash, qe ai te kete me se te merret, por vetem me ate vete kryehajdutin te mos merret kurre.

Rama i garanton shqiptaret, qe ai do te vazhdoje te emeroje me doren e tij te gjithe llojet e hajduteve te mundshem sepse ai nuk ben dot zgjedhje tjeter pervecse hajduteve.

Nderkohe qytetet dhe fshatrat e Shqiperise shkretohen se Shqiperia vidhet pa meshire nga qeverisja me hajdute e Europes.

Shqiptaret nuk ikin se nuk duan te punojne.

Te rinjte shqiptare nuk ikin aspak se nuk duan punojne.

Jo jo, shqiptaret ikin se puna vete dëm, se fermerit malli i kalbet i pa shitur, se qeveria nuk e ndihmon por i vjedh fondet ne bujqesi dhe gjithkund, se ligjet i bejne qe fitoje importi e te shkaterrohen shqiptaret.

Te rinjte shqiptare nuk ikin se jane te perkedhelur dhe nuk duan te punojne si prinderit e tyre sepse kudo nga shkojne i presin pune edhe me te renda.

Por te rinjte ikin se familjet e tyre varferohen pa u ndalur dhe nuk shohin më asnje rreze shprese, por shohin vetem armaten e hajduteve te Edi Rames, qe plackit gjithshka dhe kudo.

Shqiperia po zhbëhet dita dites.

Kjo eshte e verteta dhe ky eshte shkaku i vetem me emrin Edi Rama, kush i bishtnon qe ta shohe ne sy kete te vertete eshte thjesht nje bashkehajdut i tij dhe asgje me shume.