Vdekja e 36-vjeçarit në portin e Pireut, reagon i revoltuar Mitsotakis: Drejtësia të veprojë, neveri dhe tmerr për…

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur neveri për ngjarjen tragjike në portin e Pireut ku një 36-vjeçar u shty nga ekuipazhi dhe mbyt në det pasi nuk u lejua të hipte në tragetin “Blue Horizon”.

Duke e vlerësuar ngjarje të turpshme që nuk përfaqëson Greqinë, kreu i qeverisë greke shkruan se drejtësia do të bëjë punën e saj, por humbja e jetës së një bashkëqytetari është sinjal rreziku sipas tij i përbuzjes dhe indiferencës e cila kthehet në dhunë.

Reagimi erdhi pasi mediat greke publikuan pamje të momenteve kur anëtarët e ekuipazhit, shtyjnë 36-vjeçarin Antonis Karyotis teksa ai tentoi të hipte në anije. Në raportin mjeko-ligjor thuhet se vdekja e të riut ka ardhur si pasojë e “mbytjes në ujë dhe dëmtimit të kokës”.

Mbrëmjen e 6 shtatorit, një 36-vjeçar përfundoi në vorbullën e helikës së një anije, pasi u shty nga disa anëtarë të ekuipazhit të anijes “Blue Horizon”, në të cilën ai tentoi të ngjitej. Për të shmangur përgjegjësinë për tragjedinë e shkaktuar për mos lejimin pasagjerit për tu ngjitur në bordin e anijes që do të udhëtonte drejt Kretës, ekuipazhi gënjeu pasagjerët duke u thënë se një incident ndodhi dhe se anija nuk ka asnjë përgjegjësi. Sakaq, kapiteni dhe ekuipazhi i anijes u arrestuan për vdekjen e 36-vjeçarit.