Si arriti të fsheh sasinë e parave të vjedhura nëpërmjet kutisë së biskotave? Filipinasja u denoncua nga gruaja e mjekut të njohur në Tiranë

Një 40-vjeçare nga Filipinet e arrestuar dy ditë më parë nga policia, ka dalë para Gjykatës së Tiranës, e cila caktoi ndaj saj masën e “arrestit në burg”, nën akuzën për vjedhje.

Prej disa kohësh Marilou Beninsig punonte pranë familjes së mjekut Amarildo Beshi, pranë “Rrugës së Dibrës” në Tiranë ku përkujdesej për punët e shtëpisë, deri ditën kur u kallëzua nga gruaja e tij për vjedhje.

Ata pretenduan se gruaja nga Filipinet kishte vjedhur 1200 euro brenda një kutie biskotash që ndodhej në kuzhinë.