Lajm i trishtë! Ndërron jetë në aksident futbollisti shqiptar

Një 16-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Itali. Adoleshenti shqiptar, mbylli sytë ditën e djeshme në spitalin e Pizës, ku ishte në luftë me jetën pas një aksidenti me triçikël 3 ditë më parë.

Gabriel Alibeaj kishte dalë me miqtë e tij mbrëmjen e të martës, po teksa po kthehej në banesë ai u përfshi në një aksident me triçikël, ku pësoi një goditje të rëndë në kokë.

Ngjarja ndodhi në Villafranca në Lunigiana. I mituri u dërgua menjëherë në spitalin e Pizas me helikopter, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Lajmi u konfirmua nga babi i tij, Altini i cili shkroi një postim të ndjerë në rrjete sociale: “Faleminderit për lutjet tuaja, tani lutemi për shpirtin e tij”.

16-vjeçari ëndërronte të bëhej një futbollist i madh dhe ishte spikatur nga klubet lokale në Itali.

Gabrieli aspironte të bëhej, ai e donte këtë sport dhe e praktikonte që në fëmijëri, pasdite e ndante kohën mes stërvitjeve dhe ndeshjeve me miqtë.

Rreth një muaj më parë klubi Lunigiana Pontremolese 1919, ku ai aderonte shkroi fjalë entuziaste për të ardhmen e sportistit, duke e konsideruar “ndër protagonistët absolutë të sezonit që sapo ka përfunduar”.

Gabri ne jemi krenarë për ty”, shkroi klubi asokohe.