“Ismailaj nuk duhej të lirohej”/ Avokati Idajet Beqiri bën paralajmërimin e fortë: SPAK ka prova të fuqishme për Metën, çështja duhet të…

Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar në “Studio Live”, se i besuari i Ilir Metës, Kastriot Ismailaj, pronar i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta, nuk duhet të ishte liruar nga burgu. Ai tha se Ismailajt iu vërtetua mashtrimi, ndaj nuk duhej të lirohej, prandaj çështja sipas avokatit duhet të shkojë te Ilir Meta për të cilin tha se ka prova që tashmë prokuroria i disponon.

“SPAK ka kallëzim penal të Romeos po e po. Procesin pastaj e ndihmoi dhe komisioni parlamentar hetimor që provoi të gjitha ato që thoshte në kallëzim Romes. Në këtë aferë i përfshirë dhe Sali Berisha e Shkëlzen Berisha.

Kjo është në proces. Por tani e marrim përse nuk duhet të dilte nga burgu Ismailaj sepse në rradhë të parë iu vërtetua mashtrimi që kishte bërë. Me dokumenta fallco… Doli ai e mbushi atë të mashtrimit të vetë. Në atë kohë skishim drejtësi se ishte e kapur nga Berisha. Ky është bashkëpunëtor me Metën në këtë vjedhje. Prova kryesore është deklarimet që ka bërë i ndjeri Dritan Prifti. Ka dhënë shpjegime të hollësishme. Administratori çek. Ai ka thënë tek mua ka ardhur Ilir Meta. Në atë kohë ishte ministër i jashtës. Ka ardhur dhe më ka thënë i besuari im që e bën shumë mirë dhe që do jetë pranë jush do të jetë Kastriot Ismailaj”, tha avokati.

“Gruaja e Ismailajt jep edhe mesazhet edhe takimet edhe sa herë vinte Meta. Provë e fuqishme që ka dalë me shkrim është që i kërkon 200 mijë euro për fushatë. SPAK i ka këto prova. Pse e lejon që të dalë. Pse nuk e çoi çështjen edhe për Ilir Metën. Pse mbyllet kjo aferë?”, shtoi më tej ai.

“Çështja është e hapur, ka rifilluar tani. Sikurse thashë ka kërkuar rihapjen e kësaj çështjeje një komision parlamentar. Çështja është qëndrimi i SPAK, qëndrim i SPAK nga çfarë po bën deri më tani duket sikur bën një luftë selektive. Aferat e rënda e kallëzimet e fuqishme i lë t’i zërë pluhuri derisa tu kalojë afati”.