Eksperti Karamuço nxjerr zbuluar Policinë e Shtetit dhe ngre alarmin: Efektivët punësohen pa u dhënë certifikatën e sigurisë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço theksoi se punonjësit e policisë në vendin tonë punësohen pa u dhënë çertifikatën e sigurisë.

Këtë e tha teksa ka komentuar grupin e ri në Policinë e Shtetit pas ndërhyrjes në sistemin TIMS, temë e cila u diskutua mbrëmjen e sotme në emisionin “Review”.

“Për ironi të fatit, sot me ndryshimet ligjore, vettingun e bën AMP-ja. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore. Çfarë vettingu duhet t’u bëjmë ne këtyre, ku institucioni që duhet të merret me vettingun i referon njerëzit për ndjekje penale. Difekti më i rëndë i ekipeve të reja është se ne i marrim në punë, fillojnë në funksione të larta shtetërore dhe pastaj fillon procedura për t’u pajisur me çertifikatën për njohjen me materialet të sekreteve shtetërore. Kjo procedurë shkon katër muaj. Në këto 30 vite në Shqipëri është abuzuar shumë dhe me të dhënat personale dhe shtetërore”- tha ai.