Ndeshja Shqipëri-Poloni/ Edi Paloka: Si më la për pak “Rama” pa biletë për të parë kombëtaren

Interesi për ndeshjen Shqipëri-Poloni është mjaft i madh. Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka lëshuar akuza të forta duke thënë se qeveria ka arritur deri këtu, sa të fusë duart edhe tek biletat.

“Kam shkuar ne stadium qe femije dhe qe atehere kam ndjekur pothuajse cdo ndeshje te kombetares ne stadium , pervec rasteve kur ka qene e pamundur per arsye madhore.

Kete here per pak mbeta pa bilete. U interesova dy jave me pare po disa miq qe kam ne FSHF me thane qe jane shitur te gjitha biletat dhe jane prenotuar nderkohe dhe gjithe biletat ne tribune ndersa kerkesat vazhdojne te jene te shumta aq sa Federata po mendonte se si te improvizonte disa vende shtese.

Si tifoz edhe u gezova po kur u interesova me tej se kush i kishte prenotuar…!

Sigurisht te gjithe kane te drejte te marrin bileta e te shkojne ne stadium , po keta tipat e qeverise qe nuk kane pare kurre nje ndeshje futbolli dhe vijne ne stadium per tu dukur, vetem kur degjojne qe Kombetarja eshte prane kualifikimit, qe pastaj te bejne ndonje status ne fb…keta jane thjeshte te shpifur, duke filluar nga i pari i tyre ,Rama.

E mbani mend se cfare karagjozi u be kur Kombetarja u kualifikua per Evropianin e Frances. Arriti deri te deklaroje publikisht se edhe bluzen e Kombetares e kishte “stiluar” ai ( qe eshte nje genjeshter e trashe prej deliranti). Edhe pak e do mund te thoshte qe dhe golat dhe kualifikimi ishin merite e tij. De Biazin e shpallte nderkohe kudo si mikun e tij te ngushte.

Kur trajner i Kombetares erdhi Edi Reja, i bindur qe do fitonte pike, shpalli se ishte ai qe e kishte propozuar “mikun e tij”. Po Kombetarja nuk pati rezultatet qe deshironim dhe Rama “harroi” edhe ta pershendeste kur u largua “mikun” qe e kishte propozuar vete!