“A po e zgjat dorën për një barazim?”, reagimi epik i Xhakës ndaj kërkesës speciale

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës në stadiumin “Fadil Vorkrri”.

Ndeshja do të startojë sonte në orën 20: 24 e cila pritet të sjellë emocione të shumta. Për veç se është një ndeshje e rëndësishme do të jetë edhe ndër më të veçantat për Granit Xhakën dhe Gerdan Shaqirin të cilët do të luftojnë për një fitore ndaj kombit të tyre pasi do të mbajnë të veshur bluzën e kombëtares zvicerane.

Granit Xhaka ditën e djeshme ka dalë në konferencë për shtyp para sfidës ku i është bërë një kërkesë e veçantë nga gazetari shqiptar që të zgjasë dorën dhe të japë një barazim të vlefshëm për të dy kombëtaret.

Kjo ka sjellë të qeshura dhe Xhaka u përgjigj se nuk ka një përgjigje.

“Nuk ka ndodhur kurrë, por këtu ndjehem si në shtëpi. Respektin dua t’iu kthej ju, ndjehem krenar që jam këtu. Nesër edhe pse jam me tjetër fanellë do t’ju bëj edhe juve të lumtur,” shtoi më tej ai.