U vra në atentat me armë zjarri, zbardhet e shkuara kriminale i viktimës në Vlorë! I akuzuar për vjedhje me pasojë vdekjen të kryer në bashkëpunim

Të tjera detaje kanë dalë pas atentatit me armë zjarri të ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Vlorë, ku mbeti viktimë 41-vjeçari Leartiad Keka.

Sipas burimeve për Panorama TV, bëhet me dije se viktima nuk ishte i panjohur për drejtësinë, pasi më herëtm në dhjetor të vitit 2005, ai ishte marrë si i pandehur për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryerë në bashkëpunim me shtetasin Fjodor Mezyraj.

Kjo lë të kuptohet se vrasja e ndodhur ditën e sotme mund të jetë kryer për motive hakmarrjeje, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të saj.