Ndryshimet në qeveri, sot mblidhet Kuvendi, ja çfarë pritet të ndodhë

Pas dekretimit të ministrave të rinj nga Presidenti Bajram Begaj, Kuvendi do të mblidhet sot në seancë për të miratuar këto dekrete. Dekretimi i ministrave u bë pak ditë më parë, ndërkohë sot do të jepet ‘ok’ nga Parlamenti.

Mësohet se seanca do të mbahet ditën e hënë, 11 shtator në orën 14:00.

Emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që vijnë;

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonom