Zbrazen shkollat në vend, Shqipëria regjistron numrin më të ulët të nxënësve

Numri i nxënësve dhe i studentëve të regjistruar në shkollë për vitin aktual akademik, ka rënë ndjeshëm. Sipas të dhënave nga INSTAT këtë vit ka rreth 27 mijë regjistrime më pak. Nga 453.989 nxënës vitin e kaluar, këtë vit numërohen 450 mijë nxënës që ndjekin arsimin parauniversitar.

Të gjitha shkollat dhe gjimnazet këtë vit, përfshirë edhe shkollat profesionale kanë regjistruar më pak nxënës. Rënia e numrit të nxënësve vjen si pasojë e emigrimit, migrimit dhe uljes së lindjeve gjithashtu.

Në vitet e para të tranzicionit deri në 1994-1995 regjistroheshin në klasë të parë rreth 77 mijë nxënës në vit. Por nga viti në vit ky numër ka rënë me shpejtësi prej emigracionit të lartë dhe rënies së lindshmërisë. Këtë vit shkollor pritet të nisin klasën e parë vetëm 29 mijë fëmijë.

Rënia shihet të jetë më e fortë për shkollat e mesme. Sipas të dhënave të Ministrisë së për vitin shkollor 2022-2023 janë regjistruar në klasën e 10-të rreth 28 mijë nxënës, ndërkohë që vitin e kaluar ky numër ishte rreth 31 mijë, duke shënuar kështu një ulje me gati 9 për qind.

Po ashtu, vitin 2021 ishin rreth 383 mijë nxënës të regjistruar në arsimin parauniversitar, sipas INSTAT, pothuajse përgjysmim në raport me vitin 1991, kur shifra ishte rreth 687.