Vrasja horror në Vlorë/ Dëshmia tronditëse: E hodhën si leckë!

Një dëshmitar ka hedhur dritë nga vrasja horror në Vlorë, ku u ekzekutua me breshëri plumbash shtetasi L.K, 41-vjeç.

Sipas tij, viktima është goditur më parë nga makina dhe më pas është qëlluar me tri breshëri plumbash.

Dëshmitari thotë se ka qenë një person që ka qëlluar mbi viktimën dhe më pas Audi mbante derën hapur për të marrë gjuajtësin.

“Asnjë nga ju nuk e ka kuptuar dinamikën. Ai që u vra ia futi vrapit në këmbë nga serviset deri te banka, aty tentoi të kalonte rrugën. Aty ‘Audi’ po të shikosh në video e hedh si leckë te shkallët e furrës.

Duket në video. ‘Audi’ ndaloi te kryqëzimi, zbriti personi, një person i vetëm me “M5”, jo kallash, me silenciator, i vajti te koka, ia zbrazi tri katër herë.

‘Audi’ bën mbrapa me derën hapur për ta marrë këtë gjuajtësin. I ka zbrazur dy-tre breshëri në kokë, jo tre-katër plumba”, tha dëshmitari.