Emocionuese! Ardian Ismajli vrapon nga fusha dhe përqafon nënën e tij pas fitores së Shqipërisë(Video)

Momentet emocionuese kanë qenë të pafundme pas fitores ndaj Polonisë mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”

Mbrojtësi i kombëtares Ardian Ismaili menjëherë pas fitores është afruar tek tifozët për të përqafuar të ëmën.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar me rezultatin 2-0 ndeshjen kundër Polonisë, me dy gola të mrekullueshëm të Jasir Asanit në pjesën e parë dhe Mirlind Dakut në pjesën e dytë, duke i renditur kuqezinjtë në vendin e parë të grupit E me 10 pikë.