Inceneratori i Fierit/ Përfundon mbrojtja, ja kur do të jepet vendimi për të pandehurit

Ka përfunduar mbrojtja e të pandehurve të arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit.

Mësohet se vendimi për ish ministrin Lefter Koka dhe ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe 13 personat e tjerë të akuzuar për këtë aferë do të jepet në 25 shtator.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar burg për ish-ministrin Lefter Koka, ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, dhe Klodian Zoton, në lidhje me aferën për inceneratorin e Fierit.

Më herët SPAK dha pretencën duke kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 6 vite e 8 muaj burg, 7 vite për Bllakon, që me gjykim të shkurtuar shkon në 4 vite e 8 muaj burg, ndërsa për Klodian Zoton ka kërkuar 12 vite burg që me gjykim të shkurtuar shkon në 8 vite.

Për të gjithë të akuzuarit u pranua gjykimi i shkurtuar.

Dënimet që kërkoi SPAK më herët:

Lefter Koka-10 vjet, me gjykim të shkurtuar 6.8 vite burg

Alqi Bllako-7 vjet me gjykim të shkurtuar 4.8 vite burg

Klodian Zoto-12 vjet me gjykim të shkurtuar 8 vite burg

Pëllumb Abeshi-4 vjet. Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Florian Muçaj-3 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Azem Shatëri-3 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Erjon Murataj-4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Sabina Cenameri-4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Arben Dervishaj-4 vjet me gjykim të shkurtuar 2.8 vite burg

Loran Dusha-8 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Arjola Kodra-3 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Arbër Denizi-7 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Juri Imeraj-7 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Regan Merdani-4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Gentian Zifla-4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar…/ CNA