Me incidente ka nisur viti i ri shkollor në Krujë. Vetëm në ditën e dytë të shkollë, një gjimnazist ka hedhur spray djegës në ambientet e brendshme të gjimnazit Skënderbeu Krujë.
Mësohet se për shkak të spray-t, disa nxënës janë ndjerë keq, madje tre prej tyre kanë përfunduar në spital, ku po u bëhet perfuzion, elektrolit, antivomitiv.
Nga ana tjetër disa të tjerë po trajtohen në ambientet e shkollës pasi nuk kanë shqetësime serioze.
Autori i hedhjes së sprayt është shoqëruar në ambientet e komisariatit në Krujë./albeu.com