Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë homazheve në 25-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit nuk u kursye t’i jepte një mesazh fisit Haklaj. Berisha u shpreh se ata që organizuan vrasjen e Hajdarit, do të mbeten të damkosur përjetë për krimin e shëmtuar që bënë.
“Ekzekutimi i tij para selisë së Partisë Demokratike është vrasja shtetërore më e rëndë në historinë e shqiptarëve, atentati më makabër. Azem Hajdari edhe sot pas 25 vitesh është i gjallë dhe i pavdekshëm në zemrat e atyre që jetuan diktaturën dhe panë tek ai shpëtimtarin e tyre. Ata që në një akt hakmarrje primitive,
organizuan pritën dhe ekzekutuan atë, do të mbeten të damkosur përjetë për krimin për të shëmtuar politik të kohërave. Azem Hajdari është një kushtrim i gjallë për të gjithë shqiptarët që sot të ngrihemi dhe të përmbysim diktaturën e drogës dhe krimit”, u shpreh Berisha.