Aksident i frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës, Benz-i përplaset me trailerin

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë- Durrës.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se një mjet tip “Benz” është përplasur me trailerin, teksa për pasojë është plagosur një grua.

Gjendja shëndetësore e të plagosurës nuk bëhet me dije, teksa policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Nga ana tjetër pritet gjithashtu edhe njoftimi zyrtar i autoriteteve për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.