VIDEO/ Zjarr në një ndërtesë apartamentesh në këtë vend, raportohet për 30 të vdekur

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një ndërtesë apartamentesh në kryeqytetin e Vietnamit,

Hanoi, mes tyre edhe fëmijë.

Zjarri shpërtheu gjatë natës në një ndërtesë nëntëkatëshe me rreth 150 banorë,

sipas Agjencisë zyrtare të Lajmeve të Vietnamit (VNA).

Forca të shumta zjarrfikëse, policie dhe ambulancash ndodhën në vendngjarje.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit.